FutbollSporti

Tifozi hyn në fushë dhe e tërheq Ronaldon për qafe, “çartet” portugezi

Një episod mjaft interesant ka ndodhur në përfundimin e ndeshjes mes Bayern Leverkusen dhe Juventus.

Në momentin që futbollistët e Juventusit po përshëndetnin njëri-tjetrin për suksesin e arritur 2-0 ndaj gjermanëve, një tifoz theu perimetrin e sigurisë dhe hyri në fushë, me synimin që të bënte një foto me Ronaldon.

Mirëpo, tifozi në momentin që iu afrua Ronaldos e kapi nga qafa dhe si duket kjo gjë nuk i pëlqeu aspak portugezit, i cili u duk shumë i acaruar me tifozin, gati për t’iu sulur . Më tej, ishin shokët e skuadrës që shkuan për ta qetësuar.