Lajme

Danas: Sulmohen 20 varre serbe në Lipjan

Mbrëmë në orët e vona raportohet se janë shkatërruar rreth 20 varreza serbe në qytetin e Lipjanit.


Këtë e ka bërë të ditur gazeta serbe ‘Danas’, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë e Qeverisë së Serbisë.

Qeveria e Serbisë nuk i ka kursyer fjalët e rënda etiketuese dhe gjithëpërfshirëse ndaj shqiptarëve.

Kështu, duke mos e dënuar aktin si të izoluar e kriminel, por si ‘shovinist’ shqiptar në përgjithësi.

Ndërsa nga Policia e Kosovës, nuk kanë njoftuar edhe asgjë lidhur me këtë çështje.