Dalin negativ 2 rastet e dyshuara për koronavirus në Preshevë
Presheva ende pa asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kryetari i Komunes se Presheves Shqiprim Arifi.
“Një lajm i mirë: Dy persona nga Komuna e Preshevës të dyshuar si të infektuar me Virusin Corona, pas analizave mjekësore ka rezultuar të jenë negativ, pra që të dy janë mirë me shëndet!” ka thënë Arifi.
Kujdes Po, por Panik JO! Zoti ju ruajt!