Lajme

Daçiqi paralajmëron “luftë” ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi “do ta vazhdojë luftën” për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton “Tanjug”.

Daçiq pas takimit me homologun e tij nga Islanda, Tordis Kolbrun R. Gilfadottir, vend që do ta marrë Presidencën e Këshillit të Evropës, foli për çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet të cilat i përmbahemi kur bëhet fjala për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiq.

Daçiq ka thënë se do të duartrokiste në Samit kur thuhet se Krimea e Donetsku është pjesë e Ukrainës.

“Unë do të them se Kosova është Serbi, por nuk jam i sigurt se do të marrë duartrokitje të njëjta. Kjo flet shumë për standarde të dyfishta”, tha Daçiq.