Vulini sot zyrtarisht është emëruar shef i BIA’s në Serbi

Lideri i Lëvizjes Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, është emëruar sot drejtor i Agjencisë së Sigurisë Informative në Serbi, transmeton Ministria e Lajmeve

Këtë e ka konfirmuar Qeveria e Serbisë. Vendimi për emërimin e Vulinit, i cili deri para pak kohësh ishte ministër i Brendshëm, është marrë në mbledhjen e sotme të kabinetit.

Kujtojmë se Vulini para se të emërohej shef i BIA’s, ai kishe postin si Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë/ministrialajmeve.com