Lajme

Daçiq: Veriu i Kosovës të merret nga Serbia, pjesa tjetër të ndahet nga Putini dhe Trumpi për 99 vjet. Shqiptarët asgjë!

Presidenti amerikan dhe rus Donald Trump dhe Vladimir Putin duhet të administrojnë për 99 vjet me territorin e Kosovës, që fillon nga jugu i Ibrit, ndërsa vëriu t’i ipet Serbisë, kjo është një zgjidhje që sipas Ministrit Ivica Daçiç, mund të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Sipas Ministrit të Jashtëm serb, kjo zgjidhje do të sigurojë paqe të qëndrueshme.

“Serbia duhet të marrë veriun dhe Kosova duhet t’i japë autonomi kishave dhe manastireve. Pjesa tjetër duhet të merret nga Trump dhe Putin për 99 vjet. Nëse çështja kosovare zgjidhej në këtë mënyrë, paqja do të garantohej në këtë rajon”, pretendon Ivica Daçiq.

Daçiq thotë se një propozim i ngjashëm u zbulua kohët e fundit nga presidenti amerikan.

“Ne kemi dëgjuar se tashmë ka propozime të ndryshme në botë, kështu që kohët e fundit doli lajmi që Trump dëshironte të blinte Greenland. Epo, kur duan ata marrin Grenlandën, pse nuk duan të marrin edhe Kosovën”, tha Daçiq për Telegrafin Serb.