Daçiq takohet me kreun e UNMIK-ut, flasin për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Gjatë takimit fokusi kryesor ishte Kosova dhe aksioni i policisë së Kosovës në veri, shkruajnë mediat serbe.
Daçiq shprehu shqetësimin e tij dhe bëri ankesë që policia e Kosovës përdori forcë të pavend ndaj popullit serb por edhe ndaj anëtarëve të stafit të OKB-së.
Tutje, ministri kontravers tha se pret që misioni i OKB-së në Kosovë të vazhdoj në bazë të rezolutës 1244.
Në fund, diplomati serb tha së është e rëndësishme që në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të flitet rreth aksionit në ver.