Daçiq: Korrigjimi i kufijve e vetmja mundësi reale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiqka folur për dialogun Kosovë-Serbi për gazetën serbe “Blic”.
Ai ka thënë se Serbia ka pezulluar fushatën për cnjohjen e Kosovës, pasi sipas tij “Prishtina gjithashtu është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan të dielen gazeta serbe, Blic.
Daçiqi po ashtu ka shtuar se marrëveshja Kosovë-Serbi është ende larg. Sipas tij korrigjimi i kufijve është “e vetmja mundësi reale” për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, ka thënë ai.
Daçiq ka thënë se do të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit në Kosovë./titulli.com