Daci: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t`i bashkohen Kosovës, po i besoj Thaçit
Në një intervistë ekskluzive për “Bota Sot”, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës z. Nexhat Daci ka folur për proceset e vështira nëpër të cilat po kalon Kosova, mos-koordinimin e spektrit politik, dallimet e mëdha në mënyrën se si e shohin zgjidhjen e problemeve me Serbinë.
Ai ka deklaruar se i beson rrugës që po e ndjekë Presidenti Thaçi sa i përket kërkesës për bashkëngjitjen e Kosovës Lindore. Sipas tij, nëse shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit mbesin kështu si sot, do të ishte zgjidhja më e keqe për ta por edhe për Kosovën edhe për shqiptarët.