Lajme

D.P.S.C-Gjenevë:grumbullon 56 mij frang për “Jetimat e Ballkanit”

Për të dytin vit rradhazi Shoqata Kulturore D.P.S.C në Gjenevë të Zvicrës,në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës organizoi turneun humanitar në futboll të vogël, raporton Ministeia e Lajmeve. Ky event u mbështet edhe këtë vit fuqishëm nga ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana i cili ishte prezent së bashku me Halil Kastratin nga Jetimat e Ballkanit. Përveç kontributit nga ekipet pjesëmarrëse edhe disa futbollistët të njohur kanë dhuruar fanellat e tyre të cilat  janë shitur me çmime të konsideruesgme gjatë këtij turneu. 

28 ekipe morën pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive me karakter humanitar, ku fitues u shpall ekipi “Milaim Jashari”nga Gjermania. 

Shoqata DPSC përmes postimit të tyre në Facebook kanë njoftuar se janë grumbulluar 56.061.45 fr. Mjetet e grumbulluara edhe këtë herë i dhurohen Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”