FutbollSporti

Crvena Zvezda me rezultat minimal mposhtë Tiranën

Crvenda Zvezda ka arritur të fitojë me rezultat minimal ndaj Tiranës 0 – 1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Skuadra shqiptare luajti tërë ndeshjen mirë, por ishte e pafat para golit, shkruan portali arbresh.info.

Vendasit kishin disa raste të mirë, por s’ia dolën t’i konkretizojnë, kurse mysafirët arritën të shënojnë në minutën e 62-të me anë të Tomane.

Pas një harkimi nga këndi, Komane arriti të shënojë me kokë, goli i cili kualifikon skuadrën në raundin tjetër.

Tirana tani kalon në kualifikimet e Evropa Ligës./arbresh.info.