Covid – Ambulanca në Preshevë nga nesër zhvendoset tek Pediatria Shkollore
Drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë ka njoftuar se nga data 22.12.2020 (e martë) , Covid – Ambulanca nuk do të jetë më në objektin ku ishte caktuar deri më sot, por ajo do të disklokohet nga nesër tek shërbimi i Pediatrisë Shkollore, përcjell Ministria e Lajmeve.
Njoftimi i plotë :
Pacient dhe qytetar të nderuar,
Nga data 22 dhjetor, ditë e martë, për shkak të situatë së krijuar me pandeminë e Covid-19 dhe rritjen e numrit të pacientave, ambulanca do të zhvendoset në katin e parë, tek pediatria shkollore për një ambient më komod, kushte më të mira dhe me hapsirë më të gjërë.