LajmeTë fundit

Salihu : Koaliconi me APN është funksional

Pas raportimeve të disa portaleve vendore, që transmetuan se në adresën e APN-së kanë arritur njoftime nga dy këshilltarët e tyre të cilët e kanë njoftuar kryetarin Arifi për largimin e tyre nga partia, të cilët po të njejtit i janë bashkuar grupit qytetar LR-PDSH-së i udhëhequr nga Sami Salihu, lajm ky i cili u publikua në media të ndryshme lokale, ky i fundit përmes një postimi në faqen

Lr Pdsh ka demantuar që ata ti jenë bashkangjitur Lr Pdsh-së.

Shkrimi i plotë i Salihut :
„Sipas informacioneve te dala ne portale te ndryshme lokale, si Kryetar i Levizjes per Reforma por edhe si bartes i pushtetit, ne cilesine e Kryetarit te Kuvendit PUBLIKISHT DEMANTOJ permbajtjen e tyre. Asnje keshilltar i APN-se nuk ka aderuar ne Levizjen tone, por edhe e kunderta. Koalicioni eshte funksional. Presheva nuk ka nevoje per destruksion politik por per konstruksion politik“ thuhet në postimin e Sami Salihut.