Shqipëri

Covid-19e godet Shqipërinë: 4 të vdekur dhe 306 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 306 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë katër persona.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1412 testime. Fatmirësisht janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.

Ka humbur betejën me COVID19 një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.