Maqedoni

Covid-19/ Tjetër ditë e zezë për Maqedoninë e Veriut, 9 viktima në 24 orë

Vijojnë të regjistrohen viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë me koronavirus. 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga 1391 testime të realizuara 193 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar ndërsa 210 pacientë kanë ndërruar jetë. /