Të fundit

Paga e tretë e ndihmës shtetërore për punëtorët bëhet më 7 korrik

Më 7 korrik, shteti do t’u paguajë punëdhënësve minimumin prej rreth 30,000 dinarë për secilin punëtor, kështu që, praktikisht, të njetën ose një ditë më vonë, edhe punëtorët do të mund ti kenë në llogarit e tyre ato mjete financiare.

Një numër i madh i punëdhënësve e ka ndryshuar praktikën e tyre të pagesës së pagave në fund të marsit, pas shpërthimit të pandemisë dhe futjes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe kanë njoftuar se kjo do të ndodhte me pagën e qershorit.

Në ndryshimin dinamikës ka ndikuar ndihma shtetërore për shkak të së cilës menaxherët kanë vendosur që pagën ta kryejnë në dy pjesë, pjesa e dytë përfaqësonë minimumin prej 30,000 dinarë, ndrsa e para pjesën e pagës së plotë.

Në këtë mënyrë, punëtori nuk është dëmtuar financiarisht dhe merr të njëjtën pagë si më parë, me ndryshimin se paga arrin në dy pjesë.

Ekziston një mundësi tjetër, dhe kjo është që punëdhënësi të paguajë të punësuarve pagën e plotë, siç kanë vepruar deri më tani, kurse 30.000 të jetë shtesë në pagaë.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh se pothuajse asnjë kompani në Serbi, biznesi i së cilës nuk është dëmtuar seriozisht për shkak të rrethanave aktuale, ka pak punëdhënës që mund të veprojnë në këtë mënyrë.

Ka shumë të tjerë që u është dashur të ulin pjesërisht pagat e punëtorëve.