Magazina

COVID-19/ Restorantet në Spanjë të ndara me xham mbrojtës (Foto)

Përveç dëmeve në njerë dhe në ekonomi, koronavirui po ndryshon dhe mënyrën e jetës së njerëzve. Në kryeqytetin spanjoll, restorantet për të garantuar që klientët të ruajnë një distancë sigurie mes njëri tjetrit dhe të evitojnë përhapjen e COVID-19 kanë vendosur xham ndarës.

Në Spanjë, ka shumë bare e lokale, të mëdha e të vogla. Vetë pronarët përllogarisin një shpenzim prej 100 deri në 120 euro për ndarjen e çdo tavoline me xhamat mbrojtës dhe kur bëjnë llogaritë në përfundim, thonë se është më mirë që të hapen se sa të qëndrojnë të mbyllur. Po ashtu, ata kanë dalë edhe me idenë e vendosjes së kamerave termike, që fiksojnë temperaturën e çdo personi që hyn në lokal.

Edhe vende të tjera si Kina, Koreja e Jugut, Japonia, kanë sisteme të ngjashme në këtë lloj biznesi apo edhe në dyqane të tjera. Dhe spanjollët mendojnë se kjo është një referencë e mirë që do të funksionojë edhe në vendin e tyre. Kjo do të thoshte rihapje të biznesit me një nivel të caktuar sigurie./ opinion.al