COVID-19 në Maqedoni: Regjistrohen 592 raste të reja, 21 viktima në 24 orët e fundit
Në Maqedoni vijon rënia e infektimeve me Covid-19 Në 24 orët e fundit, nga 2206 teste të kryeta, 592 kanë rezultuar pozitziv me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se 21 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit korona. Sot, ndërsa janë regjistruar 691 pacientë të shëruar.
Numri i rasteve aktive është 20598. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej nga koronavirusi janë prekur 80407 qytetarë, prej të cilëve 57434 janë shëruar, ndërsa 2375 kanë ndërruar jetë.