LajmeTë fundit

Arifi s’bashku me fëmijët e shkollës fillore shikuan premierën e shfaqjes për fëmijë: “PËRRALLAT”

Gjatë ditës së sotme në ambientin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, u mbajt premiera e shfaqjes për fëmijë “Përrallat”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Salla ishte e mbushur me fëmijë të cilët ndoqën nga afër shfaqjen, poashtu ata u kënaqën me aktorët tanë të mrekullueshëm, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi dhe Egzona Salihu.