CoVid-19/Meta: Shqipëria, e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Presidenti ka rikujtuar dhe njëherë thirrjen e OBSH për kryerjen e testimeve dhe gjurmimit të rasteve me COVID-19. Meta thekson se kryerja e testeve është urgjente pasi numri i rasteve me COVID-19 është 11 herë më i lartë se në muajin prill.
Reagimi i plotë :
Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.
OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!
Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë./ Opinion.al