KryesoreLajme

Çmenduria serbe nuk ka fund: Shqipëria dhe Mali i Zi do ta okupojnë veriun e Kosovës

Çka po ndodhë në të vërtetë?, shkruan “Expreso” në një tekst të kombinuar me gazetën “Blic”.

Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë që në kuadër të NATO-s do të dërgohej në Kosovë do të numëroj prej 300 deri 500 trupa ushtarake, thuhet në tekst.

Sipas burimeve diplomatike nga Prishtina, vendimi politik është marrë tashmë, ndërsa jo ende plani operativ, prandaj ende mbetet e hapur çështja kur dhe në cilën pjesë në Kosovë do të dërgohen pjesëtarët e NATO-s nga Shqipëria.

Përkujtohet se një pjesë e tyre disa ditë më parë kanë shëtitur rrugëve të Mitrovicës dhe në grupin e pjesëtarëve të KFOR-it edhe nga vendet tjera, numri i tyre ishte dukshëm më i madhi.

Burime serbe nga Kosova kanë thënë për “Blic” së në atë grup janë vërejtur edhe ushtarë me uniforma malazeze dhe flamuj malazez.

Një nga idetë është që ushtarët shqiptarë që do ishin pjesë e KFOR-it në Kosovë të jenë së bashku me ushtarët e Malit të Zi. Sipas vlerësimit, prania e ushtarëve malazez do të zbuste raportin negative ndaj ushtarëve shqiptar. Malazezët duhet të “amortizojnë” armiqësinë e mundshme ndaj ushtarëve të Shqipërisë, kanë thënë burime diplomatike për “Blic”.