FutbollSporti

“Çmendet” Suarez, kërkon penallti pasi portieri priti me dorë topin!

Uruguai i rrëmbeu vendin e parë në grup kampionëve të Kilit, duke i mposhtur 1-0. Goli u shënua nga Edinson Cavani, por rasti i minutës së 23-të i Luis Suarez po bën xhiron e internetit.

Sulmuesi i Barcelonës doli i vetëm me portierin, i cili arriti të reagojë mirë duke e pritur topin me duar.

Këtu ndodh çudia… Suarez drejtohet nga arbitri dhe i bën me shenjë për prekje të topit me dorë, duke kërkuar 11-metërsh.

Megjithatë, Suarez e kuptoi se po gabonte brenda pak sekondave dhe i vendos duart në kokë sikur nuk kishte ndodhur asgjë