Lajme

Djuric kërcënon: Do t’i përdorim të gjitha mënyrat për të futur prodhimet serbe në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyre për Kosovë e Metohi, Marko Djuric, shprehu brengën e tij për siç e quan ai shtimin e presionit të Prishtinës ndaj serbëve në veri


Marko Djuric ka thënë se shqiptarët ditëve të fundit kanë ndërprerë vijat e furnizimit me prodhime esenciale ushqimore nga Serbia. Ai në intervistën e sotme në televizionin serb TV Pink tha se kanë nisur të shfaqen mungesat e prodhimeve ushqimore në katër komunat e veriut të Kosovës, ai theksoi se “Serbia do të gjejë mënyrën e dërgimit të mallrave për popullit tonë në krahinën jugore”.

Djuric gjeti kohët të thumbojë edhe opozitën serbe duke i fajësuar ata për vendosjen e doganës dhe policisë në pikat Jarinjë dhe Bërnjak pasi Borko Stefanovic e nënshkroi marrëveshjen më 2012 që mundësoi këtë. Ai shtoi se “ tash kjo polici kufitare po grabit kamionët me mallra e në Mitrovicë ka mungesa. Ne do të gjejmë mënyra që të fusim gjithë çka i duhet popullit tonë në Kosovë e Metohi, mos u mërzisni” tha Djuric.

Ai përmendi se qeveria serbe ka në plan 108 projekte në Kosovë sipas idesë së Presidentit të Serbisë.

Ai u ankua përsëri për kritikat e padrejta të opozitës dhe përmendi përsëri sukseset sipas tij, ku më 2008 të gjithë e shihnin çështjen e Kosovës të mbyllur, ndërsa tani për shkak të punës së mirë, Serbia përsëri është në lojë.