FutbollSporti

Amir Rrahmani lidhet me një kalim të mundshëm tek Interi!!

Adrian Aliaj, agjenti i Amir Rrahmani i Hellas Verona, ka konfirmuar se ka disa klube që janë interesuar për klientin e tij.

“Shumë klube po pyesin rreth tij por tani për tani Amir po mendon vetëm për Hellas Verona. Më ka bërë shumë përshtypje se sa shpejt ai është përshtatur në futbollin italian. Ai po luan shumë mirë dhe po bën përparim të rëndësishëm. Unë gjithmonë kam besuar në cilësitë e tij,” shpjegoi ai në një intervistë për CalcioMercato.it.

Futbollisti me nënshtetësi nga Kosova u bashkua me klubin e Hellas Verona nga skuadra kroate Dinamo Zagreb dhe nuk ka harxhuar asnjë kohë kur të vijë të tregojë se për çfarë është i aftë. Interi dhe Napoli janë dy nga disa klube që janë lidhur me të në media.

Mbrojtësi 25 vjeçar ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat deri më tani. Në 1459 minuta në fushë ai nuk ka shënuar ose asistuar, por e ka ndihmuar Veronën të regjistrojë 5 ndeshje me portën e paprekur.