Sporti

City fiton EFL Cup pas triumfit në finale ndaj Chelseat

Manchester City ka fituar në finale të EFL Cup ndaj Chelseat.

Ishte një ndeshje me pak raste nga të dy anët, kryesisht topi u qarkullua në mesfushë.

Pjesa e parë ishte pa ndonjë rast serioz për gol, por e dominuar dukshëm nga City.

Skuadra e Pep Guardiolas e filloi mirë pjesën e dytë, në minutën e 57-të shënuan gol, por u anulua pasi gjyqtari kryesor e shikoi VAR-in.

N’Golo Kante kishte rast të mirë për gol në minutën e 66-të, por gjuajti jashtë. Në kohën e rregullt nuk kishte gola dhe kështu fituesi u kërkua në vazhdime.

Në 15 minutat e parë nuk kishte ndonjë rast, ndërsa në të dytët Sergio Aguero kishte dy raste të mira për gol (110′, 117′), por Kepa Arrizabalaga nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Pasi as në vazhdime nuk kishte gola, fituesi u kërkua në penallti ku fitoi Man City me rezultat 3-4.

Kjo është hera e gjashtë në histori që City e fiton këtë garë. Më së shumti EFL Cup në histori ka Liverpoolit (8), pastaj Manchester Unitedi, Chelsea dhe Aston Villa me nga pesë.