Çitaku në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së, organizon pritje për Gjeneralin Wesley Clark
Me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO’s, ambasadorja e Kosovës në SHBA ka organizuar pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark.
Prezent në këtë pritje kanë qenë figura të njohura amerikane si kongresisti amerikan, Eliot Engel.
“Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker. Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka falënderuar komunitetin shqiptaro-amerikan, duke thënë se pa punën dhe sakrificën e tyre liria e Kosovës ishte e pamundur.
Postimi i plotë:
Pata nderin dhe këaqesinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrejs ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark.
Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .
Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte.
Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur.
Jemi te fortë, bashkë