Christopher Hill vizitoi komunën e Bujanocit
Ambasadori i ShBA-së në Beograd Sh.T Christopher Hill ka vizituar sot Bujanocin, ku fillimisht është mirëpritur nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Kryetari Arifi e njoftoi ambasadorin amerikan rreth situatës politikës dhe ekonomike në Bujanoc, duke e vënë theksin në problematikën e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave nga Kosova, mosintegrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, mungesa e teksteve shkollore, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.
Sh.T ambasadori Hill premtoi se për të gjitha brengat që i preokupojnë shqiptarët do të flasë me presidentin Vuçiq dhe kryeministren Bërnabiq. Gjatë bisedës, u hap edhe tema e Marrëveshjes së Ohrit, i cili u shprehë se përkrahë plotësisht këtë marrëveshje dhe se është i interesuar që të ndihmojë në implementimin sa më të shpejt të saj.