Chelsea sonte pret skuadrën e Nuhiut për FA Cup, starton Higuain
Chelsea e pret sonte skuadrën e Atdhe Nuhiut, Sheffield Wendsday në kuadër të rrethit të katër të FA Cupës
Chelsea, konsiderohet favorit sonte për të kaluar në 1/8-ën e finales së FA Cupës, ku pret skuadrën e Championshipit, Sheffield Wendsday pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu.
Kjo ndeshje do të jetë edhe një mundësi e mirë që të tregohet ose jo, sa ia ka vlejtur transferi i Higauin nga Juventusi për të zgjedhur problemet që kanë në sulm skuadra londineze.
Pra, Higuain ka startuar për Blutë kurse në anën tjetër Nuhiu nuk ka startuar për skuadrën e Sheffieldit dhe është në bankë .
Befasi është se në këtë ndeshje ka startuar edhe Hudson-Odoi i cili kërkojë sot zyrtarisht largimin nga Chelsea. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:

Chelsea

Sheffield Wendsday