Lajme

Çfarë mund të pritet nga samiti në Brdo për Ballkanin Perëndimor?

Ballkanit Perëndimor nuk do t’i mbyllen dyert, por as hapat e afrimit nuk janë të rëndësishëm. Nuk pritet as ndonjë datë konkrete për anëtarësimin.

Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në fakt fokusi i samitit që do të mbahet në Brdo afër Kranjit, por lista e temave të tjera është e gjatë: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit. Këto tema në veçanti do të mbizotërojnë darkën e përbashkët.

Pespektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

Pas grindjeve disajavore mbi formulimin, pak para takimit në Slloveni kishte akoma marrëveshje midis qeverive të vendeve të BE-së, nëse gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u hapet perspektiva e anëtarësimit në BE. Sllovenia propozonte që viti 2030 si datë e anëtarësimit. Por kjo datë nuk do të përmendet. Në marrëveshje do të thuhet se progresi drejt anëtarësimit varet nga përparimi i bërë nga vendet kandidate. Në këtë mënyrë u shmang skandali, që të mos lihet fare e hapur perspektiva e anëtarësimit.

Diplomatët e BE-së janë në siklet dhe nuk dinë si të zgjidhin kushtëzimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që ka bllokuar procesin e hapjeve të negociatave me BE. Peng e këtij problemi ka mbetur edhe Shqipëria, sepse këto dy vende do të duhej të fillonin së bashku negociatat për anëtarësim. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi gjatë vizitës në rajon se të dy vendet i kanë përmbushur “të gjitha kushtet”. Por Bullgaria aktualisht qeveriset nga një qeveri kalimtare që nuk dëshiron të marrë asnjë vendim. I gjithë progresi është bllokuar që nga viti 2019, kur Tiranës dhe Shkupit iu premtua fillimi i negociatave.

E njëjta vlen edhe për rastin problematik të Kosovës, e cila ende nuk njihet si shtet i pavarur nga disa vende të BE-së. As këtu nuk ka ndonjë lëvizje serioze. Javën e kaluar BE u arrit marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë, por përveç kësaj të gjitha përpjekjet janë të bllokuara.