Çedomir Jovanoviç detyron Cecën të largohet nga emisioni
Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatovic ( Ceca), u largua nga emisioni “Tëeet-i i Hiti” pas një debati të ndezur me kreun e LDP;së, Çedomir Jovanovic, i cili u përplas me pronarin e TV Pink, Zhelko Mitroviç, i afërt me Vuçiqin
Debati doli nga kontrolli për shkak të rolit të Cedomir Jovanovic në arrestimit e Cecës.
‘’Pse e shkatërruat grupin mafioz Šilerovu?’’ – e pyeti Ceca drejtuesin e LDP-së, pas së cilës gjërat dolën jashtë kontrollit.
‘’Pse arrestuat Cecën? Ke bërë një gabim!’’ – Ndërhyri Zhelko Mitroviç, i cili e e nxori Jovanoviçin jashtë kontrollit.
‘’Turp për ju. Ne e arrestuam atë sepse ekzistonte një dyshim se ajo njihte njerëzit që eliminuan Gjinxhiçin‘’– tha Jovanoviç.
‘’Čedo, të gjithë e dinë që keni flirtuar me “Zemunci”. Me njerëzit që ekzekutuan Gjinxhiç’’, ia ktheu Mitroviç.
Kur gjithçka u përshkallëzua, Raznatoviç u largua nga shfaqja, duke thënë:
“Nuk do të dëgjoj marrëzi manipuluese”.