Çarje në APN përshkak të (mos)marrëveshjes rreth kandidatit për deputet në parlamentin e Serbisë
Si duket përzgjedhja e kandidatit për deputet në Parlamentin e Serbisë nga rradhët e APN’së është bërë “mollë sherri” në këtë subjekt politik ku së fundmi kanë shpërthyer paknaqësitë të cilat tanimë janë bërë publike.
Ka kaluar kohë që nga arritja e marrëveshjes në Tiranë për një listë të përbashkët të subjekteve politike shqiptare nga Lugina e Preshevës për dalje në zgjedhjet parlamentare në Serbi të cilat priten të mbahen më 21 Qershor.
APN ende nuk e ka përzgjedhur kandidatin e saj për deputet dhe kjo vonesë si duket ka ndodh përshkak të çarjeve tek udhëheqësia e saj e cila nuk po arrin të vendos në lidhje me kandidatin e saj për deputet, raporton Ministria e Lajmeve.
Alternativa për ndryshim në këto momente është duke zhvilluar mbledhjen e kryesisë së saj në lidhje me përcaktimin e kandidatit për deputet nga rradhët e saj.
Në të njejtën kohë përmes një statusi në FB, nënkryetari i këtij subjekti Armend Aliu për herë të parë ka shprehur në publik paknaqësitë brenda subjektit duke e cilësuar kryesinë jo legjitime dhe ka kritikuar kryesinë e ApN’së për anashkalim të dy degëve të saj në Medvegj dhe Bujanoc:
“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes e deri sot kam insistuar që në procesin e përcaktimit të kandidatit të APN-së medoemos të përfshihen edhe dega e APN Medvegjë si dhe dega e APN Bujanoc.”- ka shkruar Aliu, transmeton Ministria e Lajmeve.
Ky është statusi i plotë i Nënkryetarit të ApN’së, Armend Aliu:
Të dashur qytetar të komunës së Preshevës,
Alternativa për Ndryshim është nënshkruese e marrëveshjes për pjesëmarrje të përbashkët të shumicës së partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Sërbisë, marrëveshje që e vendos të dytin në listën “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” kandidatin e Alternativës për Ndryshim.
Mendoj se kjo marrëveshje është pozitive dhe se prania e deputetëve kualitativ dhe me kurajo për ti prezantuar problemet e shqiptarëve në mënyrë të qartë dhe me dinjitet është një mekanizëm shtëse dhe lehtësim për të gjitha institucionet tona në realizimin e të drejtave tona.
Alternativa për Ndryshim ka shpall zgjedhjet e brendshme në shtator të vititi të kaluar, ka të themeluara 3 degë funksionale në Luginë (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë).
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes e deri sot kam insistuar që në procesin e përcaktimit të kandidatit të APN-së medoemos të përfshihen edhe dega e APN Medvegjë si dhe dega e APN Bujanoc. Numri i nënshkrimeve të nevojshme për dorëzim të listës si dhe numri votave të nevojshme për të siguruar ulësen e dytë në parlament nuk është i vogël. Përveç lehtësimit të mbledhjes së nënshkrimeve si dhe nxitjes për akumulim të votave, kandidati për deputet i mbështetur edhe nga këto dy degë do të kishte mundësi ndërtimi të një platforme veprimi që do të përfshintë tërë Luginën.
Kjo që po shihni në foto është kryesia e Alternativës për Ndryshim e vitit 2015, nismëtarët e Ndryshimit, të kohës kur nuk kishim degë as në Bujanoc e as në Medvegjë. Ata pak që kanë mbet pjesë e kësaj Kryesie pra janë të gjithë ushtrues detyre, dhe si strukturë në këtë moment nuk e përfaqësojnë as APN Preshevë sepse nga janari i këtij viti APN ka degën e saj, kryetarin si dhe kryesinë në Preshevë.
Mbledhja e sontme, nga nje kryesi që definitivisht nuk është e përgjithshme, nuk është as kryesi e degës Presheve, nuk është legjitime dhe që nuk ka as kuorum për mbledhje (nga 18 anëtare vetëm 7 apo 8 marin pjesë) është maskim i interesave dhe egos të individëve që nuk kanë pikë emocioni për APN dhe mbi të cilët do të bie përgjegjësia e krijimit të këso atmosfere brenda APN-së.
Një proces i cili po mbështetet dhe është ndërmjetësuar nga Ministri Gent Cakaj, të denigrohet aq shumë sa që vendimi nga një parti e madhe sa Alternativa të merret nga 7 persona për mua është jolegjitime, jo demokratike dhe e papranueshme dhe për këto arsye as nuk të marr pjesë në këtë cirk.
Paknaqësitë e aktivistëve dhe themeluesve të APN-së lidhur me funksionimin e APN-së në përgjithësi janë të shumta, evidente dhe shpesh të arsyeshme. Jam munduar t’i amortizoj ato gjithmonë duke mbajt derën hapur për të gjithë qytetarët dhe nuk dua të lejoj që këto paknaqësi të qytetarëve të etiketohen si të lidhura me kandidaturën time për deputet, sepse kariera ime politike është e lidhur me Ndryshimin e jo me postin e deputetit, këtë e kam dëshmuar kur e kam themeluar Alternativën, gjatë funksionimit të saj si dhe do ta dëshmoj edhe në të ardhmën. Duhet të ketë reflektim dhe të ndërpritet avazi i kohëve të fundit të punës në krye në veti, duke mos e përfill asnjë mendim ndryshe dhe duke plotësuar vetëm apetite abnormale të disa individëve dhe duke më pamundësuar të jem Armendi konstruktiv dhe që bënë koncenzus për të mirën e procesit dhe del mbrojtës ndaj akuzave të shumta nga strukturat e Alternativës për mospërfillje, përndryshe këto kriza vetëm do të thellohen dhe kthim mbrapa nuk do të ketë.
Armend Aliu
Zëvendës Kryetar
Alternativa për Ndryshim