BoksSporti

Caktohet data dhe vendi për meçin mes Petrit Mazrekajt dhe djalit Arkanit

Pritjes i erdhi fundi dhe tashmë gjithçka është e konfirmuar. Meçi mes boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekajt dhe Veljko Raznatovic do të zhvillohet më 26 shtator në Berlin, shkruan Gazeta Metro.


Sot (e shtunë), Gazeta Metro ka siguruar marrëveshjen mes boksierit nga Kosova dhe menaxherit të boksierit serb.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve, meçi i shumëpritur është paraparë që të zhvillohet më 26 shtator në Berlin të Gjermanisë.

Pra, ekipi dhe vet djali i kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic, tashmë janë pajtuar që ky meç të zhvillohet në një vend neutral, ashtu siç ishte paraparë që në fillim.

Kujtojmë që ky meç ishte caktuar që të zhvillohet më 31 gusht në vitin e kaluar, por boksieri serb kërkonte që ky meç të zhvillohet vetëm në Serbi.

Tashmë, një është e sigurt, meçi i shumë pritur zhvillohet në këtë vit, më 26 shtator në Berlin