Lajme

Cakaj: Serbia nuk mund të zhbëjë krimet makabre në Kosovë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka kujtuar e nderuar çdo viktimë të pafajshme të praktikave gjenocidiale në botë, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të gjenocidit

Cakaj në këtë ditë ka kujtuar edhe viktimat shqiptare të luftës në Kosovë duke thënë se “Natyrisht, sot kujtojmë veçanërisht viktimat e gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë”.

Tutje ka shkruar Cakaj në Facebook se “fatkeqësisht Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje ende, për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, por vazhdon të mbajë të fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit.”

“Në një ditë si kjo, vlen të theksohet se asnjë strategji e relativizimit dhe asnjë politikë e mohimit, që sot mjerisht mbizotëron në Serbi, nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së fundit dhe as t’i zhbëjë krimet makabre të kryera nga Serbia në Kosovë.”, k ashkruar Cakaj në Facebook.

Postimii plotë i Cakajt në Facebook:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, kujtojmë e nderojmë çdo viktimë të pafajshme të praktikave gjenocidiale në botë.

Natyrisht, sot kujtojmë veçanërisht viktimat e gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë. Fatkeqësisht, Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje ende, për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, por vazhdon të mbajë të fshehur trupat e mijëra shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit.

Në një ditë si kjo, vlen të theksohet se asnjë strategji e relativizimit dhe asnjë politikë e mohimit, që sot mjerisht mbizotëron në Serbi, nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së fundit dhe as t’i zhbëjë krimet makabre të kryera nga Serbia në Kosovë.

Përkushtimi për një të ardhme paqësore nuk nënkupton edhe harresën e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Përkundrazi! Nderimi i viktimave, kërkim-falja nga ana e Serbisë e zbardhja e plotë e të vërtetës së luftës së fundit në Kosovë është parakusht për pajtim dhe paqe të qëndrueshme./kp