Cakaj priti në takim studentët nga Lugina e Preshevës
Ministri Gent Cakaj ka pritur në kabinetin e tij studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Shqipëri.

Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo kauzë na detyron të gjithëve!
“Biseduam, mes tjerash, për përgatitjet që po bëjmë për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës!”- njoftoi ministri Cakaj.
“Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti” ka shkruar Gent Cakaj.