Cakaj: Njohja nga Xhamajka është lajm fantastik për Kosovën dhe Shqipërinë
‘Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi’. Kështu e ka cilësuar ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, faktin që Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, ky veprimi konfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare.
“Xhamajka tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, tha Cakaj.