Të fundit

Cakaj: Mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është shumë e rëndësishme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj edhe një herë ka apeluar te elektorati shqiptar i Luginës së Preshevës që masovikisht të përkrahin listën e përbashkët të partive shqiptare n zgjedhjet parlamentare. Ai gjithashtu ka kritikuar ata që mundohen të pengojnë këtë proces unifikues të partive politike shqiptare.

„Sot më tepër se kurdo herë tjetër:

ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm.

Kjo, mes tjerash, përfshin edhe shmangien e çdo pengese, kërcënimi, apo fushate të pavërtetash nga partitë që kanë mendim ndryshe për këtë ndërmarrje, vetëm e vetëm në të mirë të shqiptarëve.

Pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, atje duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar: me platformë të unifikuar në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare.

Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim.
Kësaj rradhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake.

Asgjë nuk përfundon me këtë ndërmarrje: mbështetja e kësaj liste është thjesht pikëfillimi i një pune të përbashkët sistematike, për t’i trajtuar të gjitha çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës një e nga një!

Ndaj, kësaj rradhe me fort përgjegjësi politike e vetëdije kombëtare: të gjithë në mbështetje të listës së Luginës së Bashkuar ??!“ ka shkruar ministri Caka.