Të fundit

Arifi kritikon 100 ditëshin e pushtetit lokal në Preshevë

Mbrëmjen e kaluar kryetari i Alternativës për Ndryshim isht i ftuar për të komentuar 100 ditëshin e pushtetit lokal në komunë të Preshevës, përcjell Ministria e Lajemeve

I pyetur nga gazetarja se si e vlerëson qeverisjen aktuale, Arifi u shpreh se kjo është një pushtet me performancën më të këqe të 30 viteve të fundit si nga ana ekzekutive po ashtu edhe nga ajo legjislative

Kreu opozitar tutje në vlerësimin e tij deklaroi se ky pushtet është i impunuar nga “outsidera” të jashtëm, dhe për ndërtimin e këtij pushteti ai targeton kompaninë Saba Bellça.

Mes tjerash z.Arifi përmendi edhe disa projekte që po realizohen aktualisht në qeverisjen e re lokale, e për të cilat u shpreh se janë nisur dhe dizajnuar në kohën kur si udhëhiqte në komunën e Preshevës.