Cakaj: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës me Kosovën, është çeshtje e Kosovës
Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se nuk preferon të flasë për bashkim kombëtar të shqiptarëve të Luginës, pasi që sipas tij, kjo çështje i takon Kosovës.
Ai tha se këtë nuk do ta bënte as për një grusht votash duke theksuar se prioritet ka bashkëpunimin brendakombëtar, punë për të cilën thotë se është krenar që prejse mori detyrën në Shqipëri, njofton Klan Kosova.
“Unë flas më gjuhën e arsyes që mendoj se është e denjë për një diplomat. Vendim im, Kosova sikur Shqipëria, duhet të shmangin kulturën e bulizimit, ofendimeve, spekulacioneve. Qasja ime mund të mos jetë populiste, por është e drejtë. S’po flas as për bashkim kombëtar, as për narrativa historike s’e shfrytëzoj emocionin e askujt dhe nuk e drejtoj gishtin në asnjë zyrtar të Qeverisë së Kosovës apo ndonjë politikani në Kosovë. Kur ta proklamoj idenë e bashkimit kombëtar i marr edhe veprimet e mia. Kam folur për bashkëpunim brendakombëtar dhe mendoj që për një vjet e gjysmë kam dhënë shembull”.
Cakaj në një intervistë ekskluzive në Info Magazine tha se ndjehet krenar edhe për bashkëpunimet me Kosovën që ka realizuar së fundi.
“Kam nënshkruar me Pacollin marrëveshjen për bashkëpunim politik me Kosovën. Kemi hapur konsullatën e përbashkët në Cranberra të Australisë. Ish-ministrit Glauk Konjufcës ia kam propozuar tre hapësira të ambasadës nëpër botë ku Kosova mund të vijë në momentin kur vendosin. E njëjta vlen për ministren aktuale, Meliza Haradinajn dhe kur të vendosë Kosova duhet ta zbatojmë”.
“Po ashtu, në Ulqin dhe në Strugë kemi konsullatat e përbashkëta për të kryer detyrat tonë si shtet qendror i shqiptarëve në rajon. Në kuadër të paradigmës që kam prezantuar kam bërë më të mirën. Mos pritni nga unë të flas për bashkim kombëtar dhe kur të vij në pushtet të bëj diçka tjetër”.
“Besoj në të ardhmen europiane për gjithë Ballkanit Perëndimor. Brenda realitetit duhet ta bëjmë më mirën në bashkëpunim. Edhe me Glauk Konjufcën, edhe me Blerim Rekën, kemi firmosur marrëveshja të vyera dhe domethënëse”.
Sa i përket idesë për bashkim të shqiptarëve të Luginës me Kosovën dhe riderfinim të mundshëm të kufijve, Cakaj ndau dy rrëfime personale.
Sa i përket idesë për bashkim të shqiptarëve të Luginës me Kosovën dhe riderfinim të mundshmëm të kufijve, Cakaj ndau dy rrëfime personale.
“I pari: Kur përfaqësuesit politikë e kanë ngritur këtë çështje në zyrën time iu kam thënë se adresa është në Kosovë, pra për bashkimin me Kosovën. E dyta: E kam thënë shpesh dhe e dëshmoj se asnjëherë një diplomat ndërkombëtar as më ka kërkuar mbështetje për ndryshime territorial e as nuk më ka shpalosur harta. Kjo ide shumë mirë që ekziston vetëm në intrigat e disave. Dua të jem i kujdesshëm me Kosovën dhe Shqipërinë. Për një grusht votash, për një masë relative elektorale, s’dua të bëhem as demagog e populist”.
Cakaj tha se është mbështetës i pozicionit zyrtar të Kosovës sa i takon kufijve.