Bullgaria e vendos Serbinë në listën e kuqe: Nga sot i ndalohet hyrja shtetasve të Serbisë
Nga sot, Serbia është radhitur në vendet që janë në listën e kuqe për hyrjen në Bullgari. Kjo konkretisht do të thotë se personave që vijnë nga zona e kuqe nuk lejohen të hyjnë në këtë vend.
Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, fëmijët më të vegjël se 12 vjeç përjashtohen nga sa e lartpërmmendur, si dhe kategoritë e mëposhtme:
Nga kjo përjashtohen edhe udhëtarët transit në rast se është e mundur të garantohet largimi nga territori i Bullgarisë pa vonesë;
punëtorët që jetojnë në Bullgari dhe udhëtojnë çdo ditë ose të paktën një herë në javë në një shtet anëtar të BE-së, Turqi, Serbi ose Maqedoninë e Veriut, për të kryer aktivitete si person i punësuar ose i vetëpunësuar, si dhe persona që jetojnë në këto vende çdo ditë ose të paktën udhëtojnë në Bullgari një herë në javë për të kryer aktivitete si person i punësuar ose i vetëpunësuar.