Bujanoci me numër rekord të vdekjeve përgjatë vitit 2020-të
Sipas një hulumtimi të portalit LUGINALAJM, qyteti i Bujanocit përgjatë vitit 2020, ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve në historinë e saj.
Pandemia COVID-19, padyshim, se ka rritur numrin e vdekshmërisë edhe në Bujanoc, ku shifrat e të vdekurve, janë dyfishuar nga viti në vit.
Hulumtimit tonë mbi vdekjet në Bujanoc, i ka paraprij biseda me imamin e Xhamisë së Bujanocit, Ulvi Fejzullahu, i cili ka paraqitur statistika të vdekshmërisë për këtë vit dhe vitet paraprake të shqiptarëve në ketë qytet.
Imami i Bujanocit, ka treguar se përgjatë vitit 2018-të, në Bujanoc, në varrezat shqiptare janë varrosur 31 persona, derisa në vitin 2019, janë varrosur 25 sosh.
“Numri i vdekjeve në Bujanoc, gjatë viteve të mëparshme, ka variuar nga 20 deri në 30 vdekje në vit” – ka deklaruar Hoxhë Ulvi Fejzullahu.
Sipas tij, në Bujanoc, në dhjetë vitet e fundit, me përjashtim të vitit 2018 nuk janë varrosur mbi 30 persona.
“Mund të them lirisht, se në varrezat tona në Bujanoc, me përjashtim të vitit 2018-të, nuk kemi pasur mbi 30 varrimi për një vit”.
I pyetur, se sa është numri i përgjithshëm i vdekjeve të shqiptarëve në Bujanoc, duke marrë për bazë edhe pandeminë COVID-19?, hoxhë Ulvi Fejzullahu, n’a u përgjigj: “Gjatë vitit 2020-të, kemi 51 varrime në varrezat tona, por kjo nuk nëkupton edhe numrin e saktë të vdekjeve përgjatë këtij viti.
“Ka një numër të vdekurish nga Bujanoci që janë varrosur nëpër varreza të ndryshme, në Europë, apo edhe në fshatrat e origjinës”– tha Fejzllahu.
Sipas tij, Bujanoci në vitin 2020, ka patur mbi 60 vdekje, që është numri më i madh i vdekjeve në historinë më të re, të këti qyteti në Luginë të Preshevës.
Ndërsa, i pyetur, se sa ka qenë numri i të vdekurve me COVID-19 në Bujanoc, hoxha i qytetit u përgjigj: “I kemi 13 raste, që kufomat nuk janë hapur fare, e që i bie të kenë vdekur nga koronavirusi” – tha ai.
Ai, gjithashtu, tha se ekziston mundësia që ndonjëri nga bujanocasit e varrosur nëpër vende të ndryshme, të kenë vdekur nga kornavirusi.
Sipas hutlumtimit tonë, numri më i madh i vdekjeve në Bujanoc, ka ndodhur përgjatë muajit nëntor, atëherë, kur ky qytet është goditur nga një valë e pandemisë COVID-19.
Kujtojmë që gjatë muajit nëntor, Bujanoci ka regjistruar 217 raste me koronavirus, 27 më pak se gjatë muajit dhjetor, derisa, që nga shpërthimi i pandemisë, deri më 31 dhjetor, në Bujanoc, janë regjistruar gjithsejt 681 raste me koronavirus.
Megjithate, kjo statistikë, e nxjerr ka redaksia jonë, nuk ka përfshir edhe fshatrat e Bujanocit, ku fshati Tërnoc, gjatë muajit shtator, tetor dhe nëntor, ka regjistruar rreth 20 vdekje nga infeksioni me koronavirus./l.lajm