Të fundit

Bujanoci, i vetmi qytet në Serbi në hartën ndërkombëtare të paqes 

Shtylla e Paqes është vendosur në Bujanoc me mbështetjen e Rotary Club Prishtina International dhe RC Koen Sunrise USA

Në sheshin e qytetit të Bujanocit është përuruar sot, “Shtylla e Paqes”, një monument simbolik që mbart mesazhin “Paqja le të mbretërojë në botë” në katër gjuhë të ndryshme. Ky projekt vullnetar është rezultat sponsorimit dhe bashkëpunimit ndërmejt Rotary Club Prishtina International dhe Rotary Club “Kona Sunrise” nga SHBA.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të dy organizatave, përfshirë Vernon Lowrey, presedient i Rotary Club “Kona Sunrise” nga SHBA dhe Gladiola Kapaj, presidente e RC Prishtina International. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe tolerancës.

Kjo iniciativë, e cila u realizua me kontributin e ish-kryetarit të KKSH, Ragmi Mustafi, është pjesë e një projekti global të Rotary International, që deri më tani ka vendosur mbi 250,000 shtylla të ngjashme në të gjithë botën.

Vendosja e këtij monumenti e paraqet Bujanocin në hartën botërore të paqes, duke e bërë atë qytetin e vetëm në Serbi me një Shtyllë të Paqes. Ky është monumenti i dytë i këtij lloji në rajon, pas atij të ngritur në Prishtinë.

Më shumë rreth këtij projekti mund të lexoni në: rotarypeacepoles.world.