Bujanoc: Therret me thikë një person, i dyshuari në kërkim
Siç mëson LajmiAL nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, më 23 korrik (e dielë), rreth orës 16:00, në Bujanoc ka ndodhur një incident, kur në rrugën Moravska, pas një diskutimi të shkurtër, L.M. (1992) e goditi me thikë tri herë S.S. (1991) nga Bujanoci, në pjesën e anës së majtë të gjoksit afër zemrës dhe një prerje në zonën e faqes së majtë. Me atë rast, S.S. ka pësuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën, të cilat janë konstatuar nga mjeku i Urgjencës në Bujanoc.
Pas dhënies së ndihmës së parë në Shtëpinë e Shëndetësisë në Bujanoc, i lënduari është transportuar në Shtëpinë e Shëndetësisë në Vranjë, ndërsa për shkak të ashpërsisë së lëndimeve është transportuar në Qendrën Klinike të Nishit.
I dyshuari L.M. nuk është gjetur në adresën e shtëpisë dhe është shpallur në kërkim. Prokurori kujdestar në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë ka urdhëruar që pas gjetjes së të dyshuarit të vendoset në masën e paraburgimit deri në 48 orë për veprën penale Vrasje në tentativë.
Parametrat vitale të pacientit janë aktualisht të qëndrueshme, ai është i vetëdijshëm, komunikues, merr frymë vetë, por për shkak të dëmtimeve të rrezikshme për jetën kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore. I lënduari ndodhet në reanimacion në Klinikën e Anestezisë, mësojnë nga Qendra Klinike në Nish.