Bujanoc: Takim mes Trupit Koordinues dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar
Nenad Mitroviq, u.d.i Drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka takuar sot kryetarin e Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare, Nevzad Lutfiu.
Ky është takimi i parë i Nenad Mitroviqit si ushtrues detyre i Shërbimit të Trupit Koordinues me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare. Në takim, Nenad Mitroviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Trupit Koordinues dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për çështjet më të rëndësishme që do të zgjidhen në periudhën e ardhshme.
Mitroviq dhe Lutfiu ranë dakord se prioritet është zgjidhja e çështjeve në fushën e arsimit, siç është sigurimi i teksteve për nxënësit e shkollave të mesme dhe renovimi infrastrukturor i objekteve shkollore, si dhe çështja e integrimit.
“Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe besoj se marrëdhëniet tona janë një partneritet. Problemet që i kemi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë të përbashkëta dhe mund të zgjidhen vetëm me përpjekje të përbashkëta. Jetojmë bashkë, jo pranë njëri-tjetrit”, ka theksuar Mitroviq.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Lutfiu, shprehu pritshmërinë dhe shpresën për sukses në zgjidhjen e të gjitha problemeve me mbështetjen e Shërbimit të Trupit Koordinues si partner në të gjitha aktivitetet më të rëndësishme.
Burimi: Shërbimi i Trupit Kordinues