Lajme

Bujanoc: Romët e dehur sulmojnë mjekun shqiptarë Dr. Mjedi Zeqiri në vendin e tij të punës

Tre persona nën ndikimin e alkoolit, (sipas burimeve të presheva.com të nacionalitetit rom) gjatë mbrëmjes së të enjtës e kanë sulmuar fizikisht Dr. Meiji Zeqirin në vendin e tij të punës, në repartin e Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Sipas Zeqirit, rreth orës 22h tre persona kanë hyrë në ordinancë. Të gjithë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri prej tyre nën ndikim më të madh të alkoolit dhe me dhimbje të veshkëve.

Pasi që Ai i kishte përgatit terapinë, njëri nga sulmuesit ka ndërhyrë duke mos lejuar që ti vendosë infuzionin, njëkohësisht duke sharë dhe bërtitur ka kërkuar nga ai që ti shkruaj udhëzim për Vranjë, gjë të cilën e kishte bërë, ka shpjeguar Dr. Zeqiri. Megjithatë, kur Dr. Zeqri i ka sqaruar se nuk ka automjet të lirë për ta transportuar për në Vranjë, njëri prej tyre fizikisht e ka sulmuar atë

“E ka grisur udhëzimin dhe ma ka hedhur në fytyrë, e ka goditur tavolinën me grushtë, gjithnjë duke sharë dhe fyer dhe është drejtuar të më godasë. Zhurmën e kanë dëgjuar Sasha Arsiq, teknik kryesor dhe shoferi Isufi, të cilët e kanë parandaluar sulmin” ka thënë Dr. Zeqiri.

Ai shtoi se të tre sulmuesit kishin thyer derën dhe xhamin në dhomë e urgjencës dhe se shumë pacientë që prisnin për tu kontrolluar kishin ikur nga frika. Sipas mjekut, personat gjatë gjith kohës kanë sharë hyer dhe. Dr.Zeqiri ndrrimin e kishte pranuar të enjtë më 13 shkurt dhe deri në momentin e sulmit kishte kontrolluar rreth 30 pacientë.

“Ndërsa isha duke u përpjekur që ti jepja infuzionin pacientit të cilin e sjellën sulmuesit, ne kishim tre pacientë në rrezik,” shtoi Zeqiri.

Njëri nga personat që kishte qëlluar në koridor kishte qenë polic por jo në detyre i cili ka njoftuar policinë dhe më pas ka arrtiur edhe patrulla e policisë.

Dr Zeqiri dhe punëtorët e tjerë të ndrrimit i kanë dhanë deklaratën policisë, ndërsa sulmuesit janë ndaluar nga policia.

Dr. Mejdi Zeqiri në popull njihet si njëri ndër mjekët më të qetë dhe me i respektuar i cili deri më sot asnjëherë nuk ka ndodhur që të kritokohet nga popullata gjëgjësisht pacientët, të cilit do qoftë nacionalitet./