Lajme

Murati: Kushdo që u merr para mërgimtarëve për polisë të sigurimit është duke i vjedhur

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se tre milionë euro janë ndarë për pagesën e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët.

“Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor”,ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

“Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata. Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!”.