Bujanoc: Rezervohet vendi i punës së përhershme për vëllain e Nagip Arifit
Portali serb “Bujanovacke” ka shkruar se në Administratën Komunale në Bujanoc është rezervuar vendi i punës së përhershme si vozitës për vëllaun e kryetarit të komunës Nagip Arifit.
Vendet e punës në Administratën Komunale të Bujanocit, për të cilën është hapur konkursi më 21 shkurt, tashmë janë rezervuar për njerëzit e kryetarit Nagip Arifi, njëri prej të cilëve është vëllai i tij, sipas disa burimeve në portalit “Bujanovacke”, përcjell Ministria e Lajmeve
Vëllau i z.Arifi vetëm se është i punësuar me kohë të caktuar por vendi për vozitës edhe pse është hapur konkursi është rezervuar për të thuhet nga portali në fjalë