Bujanoc: Ragmi Mustafi dhe Arbër Pajaziti “kapen” me njëri tjetrin në Facebook për 2 milionët eurot e Qeverisë së Kosovës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi dhe kryetari i degës APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti janë “kapur” në rrjetin social në facebook në lidhje me 2 milion eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës, pëcjell Ministria e Lajmeve.
z.Pajaziti ishte i pari që në shkrimin e tij deklaroi se kryetari i KKSH-së dhe kryetari i komunës Nagip Arifi vetëm sa nuk po i’a “thyejnë dyert” Qeverisë së Kosovës se kujt do ti takojnë shuma e premtuar e 2 milion eurove. Tutje z.Pajaziti është shprehur se po të kishin lobuar për qëllime dhe probleme tjera madhore ndryshe do t’i kishin punët qytetarët e komunës së Bujanocit, mirëpo kjo gjë shihet qartë se pushteti sillet rreth parasë.
I menjëhershëm ishte kundër përgjigjia e kryetarit ti KKSH-së ndaj Arbër Pajazitit.
“Arbër Pajaziti, shumë ia ke huq! A e dinë ajo klika jote pse nuk je më anëtarë i KKSH-ës? Qysh i ke tradhtua votuesit shqiptar?
Se je Gllup.”- ka shkuar Ragmi Mustafi.