Bujanoc: Nga java tjetër komuna ndan mjetet për bizneset lokale
Më shumë se 400 sipërmarrës lokal kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare që Komuna e Bujanocit do t’i ndajë nga donacioni i autoriteteve të Kosovës që për qëllim kishte sanimin e pasojave të shkaktuara nga epidemia COVID – 19.
Kryetari i komisionit komunal për vlerësimin e aplikimeve të sipërmarrësve, Rahim Salihi, thotë për Bujanovaçke, se në fillim të javës tjetër do të publikohet edhe lista e përfituesve nga kjo ndihmë.
Afati i paraqitjes së aplikimeve ka skaduar dhe komisioni është në process të vlerësimit dhe verifikimit. Mirëpo duhet qartësuar se nga kjo ndihmë do të përfitojnë ndërmarrësit të cilët, gjatë periudhës sa ishin në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID – 19, kishin qenë të detyruar t’i mbyllnin bizneset e tyre. Ky është kushti kryesor, krahas disa kritereve të tjera të cilat do të merren parasyshë në procesin e vendosjes – thotë Salihi.
Nga 200.000 euro ndihmë nga Kosova, vetadministrata lokale i ka orientuar 5.4 milion dinarë për të ndihmuar ekonominë e këtushme.