Bujanoc: Gruaja e moshuar që vdiq dje nga fshati Nasalcë u konstatua se ishte pozitiv me Covid-19
Dje ndërroi jetë gruaja e moshuar nga fshati Nasalcë Komuna e Bujanocit për të cilën ditë më parë u dyshua se ishte e infektuar me Covid-19.
E ndjera ditë më parë ishtë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike në Nish për trajtim mjekësorë si e dyshuar me Covid-19, por që vunate nga sëmundja kronike dhe se nga analizat e para që iu ishin bërë kishte dalë negative ndaj koronavirusit.
Drejtoresha e shtëpis së shëndetit në Bujanoc Lela Jovanoviç ka thënë sot në mëngjes për presheva.com se mbrëmë kishe marrë konfirmimin se pacientja e dërguar në Qendrën Klinike në Nish nga Komuna e Bujanocit në testin e dytë të bërë kishte dal pozitiv me Covid-19.
Sipas Jovanoviç tash me rastin do të merren epidemiologët./