Të fundit

KFORI me mjetet tokësore dhe ajrore angazhohet në teren për të gjetur Besnikun nga Presheva

Komuna e Preshevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur që tani më është angazhuar edhe KFORI për të gjetur Besnikun, i cili ka humbur gjurmët më 24 Mars ndërsa vetura e tij është gjetur në zonën neutrale (në Muçibabë)

Poashtu në mëngjesin e sotëm bëhet e ditur që një grup vullnetarësh nga Presheva u nisën për të kërkuar Besnik Osmanin.

Njoftimi i plotë i Komunës së Preshevë:

Me kërkesë të familjes së Besnik Osmani, i cili rezulton si i humbur, Komuna e Preshevës që pas pranimit të kërkesës së familjes Osmani, ne si komunë dhe si shtab i situatave të jashtëzakonshme jemi marrë që prej ditës së parë me këtë çështje dhe jemi në komunikim te vazhdueshëm me të gjitha institucionet shtetrore të Serbise dhe të Kosovës dhe duke rezultuar se makina e Besnikut është gjendur ne zonën neutrale (në Muçibabë), me kërkesën tonë tanimë edhe KFORI me mjetet tokësore dhe ajrore është në teren duke kërkuar Besnik Osmanin.

Megjithatë luten të gjith qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion rreth Besnikut le të lajmrohet në nr kujdestar të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme: 017 71 51 029